E rëndë në Durrës, e godasin me korrëse bari, ndërron jetë 52-vjeçari

Kronikë e zezë

E rëndë në Durrës, e godasin me korrëse bari, ndërron jetë 52-vjeçari

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 11:20
Ilustrim

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e parë të mëngjesit në Durrës.

Policia bën me dije se rreth orës 09:40, në fshatin Jubë, Sukth, A.M. 57 vjeç, për motive të dobëta ka goditur me korrëse bari, në pjesën e sipërme të këmbës  L. L. 52 vjeç.

L.L. fatkeqësisht ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës, ndërsa autori është shoqëruar në polici.

Në lidhje me këtë ngjarje policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat