Gjendet kufoma e dekompozuar e një personi

Kronikë e zezë

Gjendet kufoma e dekompozuar e një personi

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 19:14
Ilustrim

Gjendet kufoma e dekompozuar e një personi, në një banesë në Tiranë. Pasditen e djeshme, në rrugën “Bajo Topulli”, është gjetur në banesë i pajetë, në fazën e dekompozimit 64-vjeçari P.D., njofton Policia.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë gjetur trupin e pajetë, pasi nga banesa e tij kishte nisur të binte erë.

Mësohet se viktima jetonte i vetëm dhe kjo ka bërë që fqinjët të shqetësohen.

Paraprakisht dyshohet vdekje natyrale, pritet ekspertiza e mjekësisë ligjore, ndërsa po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat