Makina përplas motoçikletën, ndërron jetë shoferi

Kronikë e zezë

Makina përplas motoçikletën, ndërron jetë shoferi

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 21:28
Foto nga aksidenti

Policia ka bërë me dije se në Durrës një makinë ka përplasur një motoçikletë dhe se si pasojë ka ndërruar jetë shoferi i mjetit të fundit.  Më datë 13.07.2017, rreth  orës 17:40, në  Shënvlash Durrës, shtetasi K. M. , 28 vjeç,  banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Opel” është perplasur me motoçikletën tip “Piagio”, pa targa me drejtues shtetasin D. M. 55 vjeç, banues në Durrës.

Fatkeqësisht drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës. Drejtuesi i mjetit është  shoqëruar në polici dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat