Kapen edhe 4 ton kanabis sativa të tjera, këtë herë në Kavajë

Kronikë e zezë

Kapen edhe 4 ton kanabis sativa të tjera, këtë herë në Kavajë

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 08:09
Droga e kapur nga policia shqiptare

Një tjetër sasi e madhe droge është kapur në orët e para të mëngjesit. Pas aksionit të zhvilluar në Llakatund të Vlorës, një tjetër sasi e madhe është kapur këtë herë në fshatin Bago të Kavajës.

Burime policore thanë se është kapur një sasi prej 4 ton kanabis sativa.

Droga ishte duke u transportuar në dy makina, një furgon mallrash dhe një fuoristradë. Mjetet ishin duke u ndjekur nga policia.

Drejtuesit dhe personat që ndodheshin në to janë vënë në pranga. Bëhet fjalë por 4 persona.

Droga e ardhur nga një rreth tjetër kishte destinacion plazhin e Gjeneralit nga ku do të transportohej për në Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat