QKUK: Gruaja tentoi të bëjë vetëvrasje, kjo është gjendja e saj

Kronikë e zezë

QKUK: Gruaja tentoi të bëjë vetëvrasje, kjo është gjendja e saj

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 16:20
QKUK

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka konfirmuar se një grua ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke u hedhur nga kati i Kirurgjisë Plastike.

“Nje paciente qe po trajtohej ne Kliniken e Krirurgjise Plastike ka tentuar te beje veteverajse dhe fatmiresisht e njejta ka shpetuar dhe eshte duke u trajtuar ne  Kliniken Emergjente. Ajo po trajtohej pas djegies, perderisa nga konsultimet mjekesore verehen edhe çrregullime te tjera”, ka deklaruar për media zëdhënësi i SHSKUK-së, Shpend Fazliu.

Ai ka shtuar se ky rast dhe ai i djeshmi ku një grua ndërroi jetë pasi u hodh nga ndërtesa e Kirurgjisë, janë duke u hetuar nga ekipet e policisë dhe organet tjera kompetente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat