Arrestohet 32-vjeçari i dënuar me 15 vite burg për vrasje, policia zbardh të kaluarën kriminale

Kronikë e zezë

Arrestohet 32-vjeçari i dënuar me 15 vite burg për vrasje, policia zbardh të kaluarën kriminale

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 17:15
Ilustrim

Një 32-vjecar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi ishte në kërkim. Në pranga është vendosur Abdulla (Avdulla) Meta, 32 vjeç, i dënuar me 15 vite burg për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Plagosje e rëndë me dashje”, ngjarje e ndodhur në vitin 2013.

Njoftimi i policisë: 
Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Elbasan bënë ndalimin e shtetasit në kërkim: Abdulla (Avdulla) Meta, 32 vjeç banues në Elbasan.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 26.12.2013 e ka dënuar me 15 vite burgim për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” , “Plagosje e rëndë me dashje,” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 76, 22, 88/1, dhe 278/2 të Kodit Penal.

Më datë 12.03.2012 në Lagjen “Luigj Gurakuqi” për motive të dobëta dyshohet të ketë tentuar të vrasë me armë zjarri (pistoletë) shtetasit E.L dhe G.G. Si pasojë ky i fundit kishte mbetur i plagosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat