Megaoperacioni në Llakatund/ Policia jep detaje të reja: Ja sa tonë drogë u sekuestrua

Kronikë e zezë

Megaoperacioni në Llakatund/ Policia jep detaje të reja: Ja sa tonë drogë u sekuestrua

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 23:49
Ilustrim

Policia e Shtetit ka nxjerrë detaje të reja rreth operacionit masiv antidrogë në fshatin Llakatund të Vlorës, duke bërë bilancin e lëndës narkotike të kapur dhe të arrestuarve.

Në total gjatë gjithë operacionit është sekuestruar 15 ton e 162 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe 5 armë zjarri.

Ndërkaq, janë arrestuar në flagrancë 9 shtetas, ndër këta 2 punonjës policie dhe 1 kryeplak fshati.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Operacion masiv antidrogë në fshatin Llakatund, Vlorë !

Operacioni u ndoq dhe u monitorua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Në monitorim dhe ndjekje të operacionit edhe Drejtori i Përgjithshëm i SH.Ç.B.A.

Sekuestrohet gjatë gjithë operacionit 15 ton e 162 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Sekuestrohen edhe 5 armë zjarri, 3 presa që presonin lëndën narkotike, vaj hashashi, sita e përbërës kimikë.

Operacioni startoi më datë 13.07.2017, nga Policia e Vlorës mbështetur nga FNSH-ja e Fierit, Specialistët e SHÇBA-së dhe Prokuroria e Vlorës !

Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike, në 3 banesa të fshatit Drithas me peshë prej 14 ton e 466 kg e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva në formë boçesh dhe çokollate !

Janë asgjësuar rreth 270 bimë narkotike të dyshuara si Cannabis Sattiva

 Janë arrestuar në flagrancë 9 shtetas, ndër këta 2 punonjës policie dhe 1 kryeplak fshati .

Në këtë operacion masiv kanë marrë pjesë rreth 150 forca policie Gjithashtu, ditën e sotme më datë 14.07.2017, në vijim të operacionit masiv antidrogë në Llakatund, gjendet një tjetër sasi lënde narkotike në fshatin Drithas, e cila pas peshimit rezultoi prej rreth 696 kg Cannabis Sativa.

Forcave mbështetëse të policisë u është shtuar edhe asistimi i qenit antidrogë, i specializuar për konstatimin e lëndës narkotike.

Vazhdojnë veprimet e mëtejshme të transportimit të lëndës narkotike drejt ambienteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat