Dy aksidente me lëndime në Podujevë

Kronikë e zezë

Dy aksidente me lëndime në Podujevë

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 16:06
ilustrim

Dy këmbësorë janë lënduar vetëm gjatë ditës së djeshme në Podujevë.

Në rastin e parë që ka ndodhur rreth orës 22:00 në Podujevë është goditur me veturë një këmbësor i gjinisë mashkullore. Ndërsa në rastin tjetër në Shakovicë që ka ndodhur gjatë ditës një femër që ngiste veturën e saj e ka goditur këmbësoren femër.

 Dy viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për trajtim në QKU. Në rastin e parë i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa për rastin e dytë që e dyshuara ishte femër me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat