Motra e dy vajzave që u mbytën i kërkoi ndihmë djalit nga Maqedonia, ja emrat e viktimave

Kronikë e zezë

Motra e dy vajzave që u mbytën i kërkoi ndihmë djalit nga Maqedonia, ja emrat e viktimave

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 16:14
Njëri nga viktimat

(E plotesuar) Tre të rinj janë mbytur sot në plazhin e Zvërnecit pranë Portonovës në Vlorë, duke e çuar në 4 numrin e të mbyturve ditën e sotme në qytetin jugor. Të gjithë viktimat të rinj. Gazetari Enrik Mehmeti që ka arritur të jetë në vendin e ngjarjes në momentet e para ka sjellë pamje dhe dëshmi për “Balkanweb”, duke zbardhur të gjithë tragjedinë.

Sipas tij, kanë qenë 4 të rinj në plazh. Ndërsa dy motra kanë hyrë në ujë të lahen, rrymat e forta dhe dallgët i kanë rrëmbyer me vete. Motra tjetër e tyre ka shkuar për t’i ndihmuar dhe ka thirrur edhe të riun nga Maqedonia për t’i ardhur në ndihmë.

Të katërt të rinjtë kanë luftuar për t’i shpëtuar detit të trazuar por 3 prej tyre nuk kanë mundur të dalin të gjallë në breg.

E vetmja e mbijetuar është vajza që i ka kërkuar ndihmë të riut. Ajo ka njoftuar dhe policinë. Ndërsa nga ato pak fjalë që ka arritur të komunikojë me efektivët në kushtet e një tronditje të thellë, vajza ka pohuar se i ka thënë të riut nga Maqedonia të shpëtonte motrat e saj. Identitetet e viktimave ende nuk janë bërë të ditur nga policia.

Tragjike në plazh, mbyten dy vajza dhe një djalë në Shqipëri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Zvërnecit, në Vlorë ku janë mbytur 3 persona. 

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së Portonovës, dy vajza dhe një djalë.

Policia ka bërë të mundur nxjerrjen nga uji të tre trupave të personave të mbytur.
Policia bën me dije se po punon për identitetet e tyre të plota.

Nga të dhënat e para mësohet se bëhet fjalë për 2 vajza nga Vlora dhe një djalë nga Maqedonia, që ishin duke u larë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkaqeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat