Grabitet një farmaci në Çair

Kronikë e zezë

Grabitet një farmaci në Çair

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 16:21
Ilustrim

Kryerës të panjohur gjatë ditës së djeshme kanë realizuar grabitje në bastoren “Sport lajf”, në barnatoren “Herbal” dhe në kazino “Senator” në Shkup.

Sipas kumtesës së MPB-së, dje në orën 13:45, në fshatin Vollkovë në bastoren “Sport Lajf” , një kryerës i panjohur i maskuar dhe ma kanosje me pistoletë, nga të punësuarit ka marrë rreth 39.000 denarë nga fitimi ditor.

Ekspertizë ka kryer ekip nga SPB-Shkup, ndërsa po ndërmerren masa për zbulim të kryerësve.

Rreth orës 15:40, në barnatoren “Herbal” e locuar në kuadër të Poliklinikës “Bit Pazar”, një kryerës i panjohur me kanosje me pistoletë nga e punësuara ka marrë rreth 18.000 denarë nga fitimi ditor, njofton AIM.

Grabitja e dytë ka qenë rreth orës 01:00 pas mesnate në Shkup, në bul.”Kërste Misirkov”, në kazino “Senator”, një kryerës i maskuar me kanosje me pistoletë nga e punësuara ka marrë shumë të hollat deri tani e pakonfirmuar. Po ndërmerren masa për zbulim të kryerësve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat