Të tjera detaje janë bërë të ditura nga atentati që ndodhi mesditën e sotme në Shkodër, ku mbetën të plagosur 3 persona. “News 24”, mëson se i dyshuari kryesor i atentati është Arben Piolla. Thuhet se makina tip “Daevu” me targa AA 440 NC që u gjet i braktisur pas ngjarjes, është në pronësi të Piolles. Pas atentatit me armë, e pasi lanë tre të plagosur në mes të qytetit të Shkodrës, autorët ia kanë mbathur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, për të humbur gjurmët e policisë.
Ndërkohë që policia në vendin e krimit arriti të gjejë armët me të cilën u qellua, një pistoletë, si dhe gëzhojat, së fundi mësohet se është gjetur edhe makina me të cilën ata ishin teksa bënë atentatin.