Arrestohet në Mal të Zi 25-vjeçari i "Gueriles", autor i plagosjes së 3-fishtë

Kronikë e zezë

Arrestohet në Mal të Zi 25-vjeçari i "Gueriles", autor i plagosjes së 3-fishtë

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 18:31
Automjeti i gjetur dhe i braktisur ne Shiroke

Arrestohet në Mal të Zi autori 25-vjeçar i plagosjes së trefishtë sot në Shkodër përballë Teatrit “Migjeni”.

Gjatë ditës së sotme, tre persona mbetën të plagosur me armë zjarri, përballë Teatrit “Migjeni” në Shkodër. Pak orë pas ngjarjes, policia identifikoi autorin 25-vjeçar Aurel Ahi me banim në lagjen Guerile në qytetin e Shkodrës, i cili pas shpalljes në kërkim u arrestua në Malin e Zi. 

Ai kishte mundur të largohej nga Shkodra menjëherë pas plagosjes, por tentativa e tij e arratisjes mori fund shpejt, pasi u kap nga autoritetet në Mal të Zi, shtet fqinj me Shkodrën.

Të plagosur mbetën Donin Lisi 32 vjeç, i cili ndodhet  në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka marrë plumb në gjoks. Ai dyshohet të ketë qenë edhe objekti i këtij sulmi.

Shënjestra kishte vetëm një javë që ishte kthyer nga jashtë vendit në qytetin e Shkodrës.

Gjithashtu e plagosur mbetën edhe dy kalimtarë të rastësishëm, një vajzë, L.  T. 25 vjeçe si dhe E. P. 59 vjeç, të dy jashtë rrezikut për jetën.

Autori qëlloi me armë nga një automjet në lëvizje teksa shënjestra e tij ndodhej pranë ish-sheshit të 5 Heronjve, në një orar kur zona ishte e mbipopulluar.

Nga informacionet paraprake që pati policia, autori fillimisht u largua me shpejtësi me një automjet në drejtim të Shirokës.

Nga policia e Shkodrës u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit në një kosh mbeturinash, dhe automjeti i autorit, të cilin ai e ka braktisur për të shkuar më tej në drejtim të Malit të Zi. 

Policia po punon për të gjetur edhe ndonjë bashkëpunëtorë të tij që e ka ndihmuar në arratisje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat