Sulmojnë policët, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Sulmojnë policët, arrestohen dy persona

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 13:55
Ilustrim

Policia ka arrestuar dy të dyshuar në Vushtrri pasi që kanë kanosur dhe ofenduar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.

Njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar edhe fizikisht zyrtarin policor, duke i shkaktuar lëndim trupor.

 Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërsa tjetri  fillimisht është dërguar në mbajtje dhe pas kompletimit të lëndës është dërguar me procedurë të përshpejtuar në gjykatën kompetente dhe pastaj është dërguar në qendrën e paraburgimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat