Arrestohet për sulm dhe armë pa leje

Kronikë e zezë

Arrestohet për sulm dhe armë pa leje

Nga: A.M. Më: 16 korrik 2017 Në ora: 14:45
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Ramiz Cernia” në Gjilan të shtunën është arrestuar një person pasi që ka sulmuar fizikisht dhe ka kërcënuar  një person

Po ashtu të njëjti i është gjetur edhe një pistoletë me shtatë fishekë pa leje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik, ka sulmuar fizikisht dhe ka kërcënuar viktimën mashkull K/Shqiptar. Gjatë kontrollit në veturën e  të dyshuarit, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat