Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, humb jetën një qytetar nga Kosova

Kronikë e zezë

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, humb jetën një qytetar nga Kosova

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 20:29
Ilustrim

Një qytetar i Kosovës i moshës 39 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një akident trafiku në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës dhe sipas informacioneve të policisë raportohet se gjashtë të tjerë u plagosën.

Përplasja e automjeteve ka ndodhur në afërsi të fshatit Blinisht, duke bllokuar përkohësisht edhe superstradën Lezhë – Shkodër.

“Rreth orës 18:33 , është marrë njoftim se autostradën Lezhë – Shkodër, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Blinishtit , ka ndodhur një aksident automobilistik. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjetet : Volkswagen me targë DBF 54  me mjetin AUDI  me targë SH 0044E  si dhe mjeti Benz me targë AA 627 JH”, Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit Volkswagen B.F. 39 vjeç , banues në Kosovë, sqaron policia. 

Gjithashtu janë lënduar edhe 6  shtetas të tjerë të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Një nga të lënduarit është dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore kurse 5 të lënduarit e tjerë ndodhen në spitalin e Lezhës nën kujdesin mjekësor.

Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në  vendngjarje.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat