Ra në kontakt me energjinë elektrike, vdes 38-vjeçari në Vlorë

Kronikë e zezë

Ra në kontakt me energjinë elektrike, vdes 38-vjeçari në Vlorë

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 08:41
Ilustrim

Një-38 vjeçar ka ndërruar jetë në Vlorë në orët e para të ditës së sotme si pasojë e kontaktit më rrymën elektrike.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, ku në lagjen ‘Ujë i Ftohtë’, në shtëpinë e tij shtetasi me inicialet shtetasi F.L., 38 vjeç, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Nga hetimet e kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia pasi personi ka qenë duke ndërhyrë në një kabull elektrik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat