Të arrestuarit për 1.3 ton drogë në Kavajë dalin para gjykatës - Bota Sot
Të arrestuarit për 1.3 ton drogë në Kavajë dalin para gjykatës

Kronikë e zezë

E shtunë, 22 korrik 2017

Të arrestuarit për 1.3 ton drogë në Kavajë dalin para gjykatës

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 11:55
Droga ne Kavaje

Kanë dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë pesë të arrestuarit para pak ditësh, ku u sekuestriuan 1.3 ton drogë në Kavajë.

Gjykata, pasi u njoh me materialet hetimore nga prokuroria, vendosi ditën e stome arrest me burg për Jani Sadikajn.

“Ngatërrova rrugën në Synej pastaj pyetëm policinë. Unë nuk kam lidhje me drogën, isha në drekë me miqtë e mi”, ka deklaruar Sadikaj.

Po ashtu, pritet që trupi gjykues të shprehet edhe për katër të arrestuarit e tjerë, Kejvi Hajdari, Roland Hysenbelliu, Aristotel Kasaj dhe Arvis Muçaj.

Ata u arrestuan nga policia, pas një aksioni, ku u bë e mundur arrestimi i tyre në tentativë për të trafikuar drejt Italisë. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test