Denoncohen dy elektricistë, ja si i lejonin bizneset të vidhnin energji

Kronikë e zezë

Denoncohen dy elektricistë, ja si i lejonin bizneset të vidhnin energji

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 14:01
Ilustrim

Dy elektricistë, të identifikuar si Gjelosh D. dhe Ndoc SH., që të dy nga Lezha, janë denoncuar në polici nga Njësia Task Forcë e OSHEE Shkodër.

Mësohet se shtetasit në fjalë akuzohen  për shkelje të ligjit duke abuzuar me detyrën, pasi toleruan subjektet që kishin cenuar matësin e energjisë elektrike.

Të dy këta elektricistë, janë shoqëruar në Polici, ku po kryhen tashmë hetimet paraprake, nga ku mësohet se kanë plotësuar procesverbale të rreme në favor të bizneseve private.

Sakaq, aksioni ndaj debitorëve vijon, tashme duke u përqendruar gjatë orëve të natës!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat