Shkup, gjatë fundjavës 29 aksidente komunikacioni me 24 të lënduar

Kronikë e zezë

Shkup, gjatë fundjavës 29 aksidente komunikacioni me 24 të lënduar

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 14:44
Ilustrim

Një person ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 23 persona janë lënduar më lehtë në 15 prej gjithsej 29 aksidenteve të trafikut që kanë ndodhur gjatë tre ditëve të fundit në rajonin e SPB Shkup.

Nga tetë aksidentet e evidentuara të trafikut të premten, në tre më lehtë janë lënduar pesë persona, ndërsa pesë aksidentet janë me dëme materiale.

Të shtunën, megjithatë kanë ndodhur 14 aksidente trafiku, në tetë lëndime të rënda trupore ka marrë një njeri, ndërsa 13 janë lënduar më lehtë. Në pesë është shkaktuar dëm material.

Siç informojnë nga SPB Shkup, dje në Shkup janë regjistruar gjithsej shtatë aksidente trafiku. Në tre më lehtë janë lënduar pesë persona, ndërsa në katër është shkaktuar dëm material.

Me ndihmën e automjetit special “kaçubet” janë larguar 84 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat