Ekzekutohet shqiptari sapo doli nga shtëpia, vdiq në krahët e gruas dhe vajzës

Kronikë e zezë

Ekzekutohet shqiptari sapo doli nga shtëpia, vdiq në krahët e gruas dhe vajzës

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 10:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shqiptar, 49 vjeçar eshte ekzekutuar me armë sapo ka dalë nga banesa e tij. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e sotem, ne Terni, Itali.

Sipas mediave italiane, rreth ores 07:00 në rrugën ‘Galvani’, në Terni jane degjuar te shtena me arme dhe pastaj eshte konstatuar edhe nje viktime.

Sipas hetimeve te para viktime eshte nje shqiptar qe njihej ne zone si murator. mediat italiane raportojne se ka qene gruaja e shqiptarit ajo qe vrapoi e para dhe me pas edhe vajza e tyre.

Ata e pane familjarin ne castet e fundit te jetes dhe shkruane se ai u vdiq ne krahe.

Policia njofton e ka gjetur armen e krimit në një kosh mbeturinash, pak larg vendit te ngjarjes.

Nuk ka ende te dhena rreth identitetit te viktimes dhe autorit apo autoreve, nderkohe qe policia ka nisur hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat