Arrestohet i moshuari në Shkodër, dogji shkurret

Kronikë e zezë

Arrestohet i moshuari në Shkodër, dogji shkurret

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 10:56
Ilustrim

Seksioni për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër ka vënë në pranga Pjetër Pervata 64 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri Njësia Administrative Rrethina Shkodër.

Arrestimi është bërë pasi dyshohet se rreth orës 18:00, në fshatin Hot i Ri i ka vendosur zjarrin disa shkurreve ku është djegur nga zjarri një sipërfaqe me rreth 5 dynym  barë dhe shkurre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Shkatërrim prone me zjarr".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat