Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Rasti ka ndodhur dje në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.