Shkodër, arrest me burg aurorit të plagosjes së trefishtë

Kronikë e zezë

Shkodër, arrest me burg aurorit të plagosjes së trefishtë

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 13:57
Ilustrim

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka dhënë këtë të martë masën e sigurisë “arrest me burg” për 25-vjeçarin Aurel Ahi, autori i plagosjes së trefishte tre ditë më parë në qendër të qytetit verior.

Seanca gjyqësore është zhvilluar pa praninë e mediave, por mësohet se i arrestuari nuk ka thënë asnjë fjalë. Ndërkohë, avokati mbrojtës ka kërkuar që klienti i tij të shtrohet në spital pasi ka shfaqur probleme të rënduara mendore.

Por organi i akuzës ka kërkuar që ndaj 25-vjeçari të jepet masa e sigurisë arrest me burg pasi përveç rrezikshmërisë shoqërore që përbën, është vërtetuar me prova shkencore se ai ka qenë autori i plagosjes së tre personave.

Pasi ka dëgjuar të dyja palët, trupa gjykuese ka vendosur arrest me burg për 25-vjeçarin Ahi, ndaj të cilit janë ngritur akuzat e “vrasjes së mbetur në tentativë”, “plagosjes me dashje” dhe “armëmbajtjes pa leje”.

Si pasojë e plumbave të qëlluar nga Ahi ditën e shtunë, pranë teatrit “Migjeni” të Shkodrës mbeti i plagosur rëndë shënjestra e tij, shtetasi Dion Lisi, si dhe dy kalimtarë të rastit, përkatësisht një vajzë 25 vjeçe dhe një burrë 59.

Burime nga policia e Shkodrës kanë deklaruar se ende nuk është zbardhur motivi i saktë i ngjarjes, pasi i arrestuari ka bërë deklarata kontradiktore. Por dyshohet që gjithçka të ketë ndodhur për motive të dobëta, pas një ngrindjeje mes palëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat