Lezhë, arrestohen 3 persona, u përplasën me policët

Kronikë e zezë

Lezhë, arrestohen 3 persona, u përplasën me policët

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 14:45
Policia e Lezhës

Policia e Lezhës ka arrestuar tre persona pasi kanë kundërshtuar me forcë efektivët e policisë të cilët kanë ndërhyrë për të shuar një sherr.

Më konkretisht policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit, Gjenar Bibaj, 36 vjeç, banues në Lezhë i cili nga testi i alkoolit doli se ishte duke e drejtuar makinën në gjendje të dehur si edhe dy pasagjerët Kristjan Ejlli, 20 vjeç, banues në Kurbin dhe Eduart Tema, 25 vjeç, banues në Mamurras.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Sipas të dhënave zyrtare, nga Seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
 
– Gjenar Bibaj, 36 vjeç, banues në Lezhë
– Kristjan Ejlli, 20 vjeç, banues në Kurbin
– Eduart Tema, 25 vjeç, banues në Mamurras
 
Rreth orës 00:05, shtetasi Gjenar Bibaj, në Shëngjin- Lezhë, kur po drejtonte një mjet Reno Megan, është konfliktuar me një drejtues tjetër mjeti dhe në këtë kohë ka ndërhyrë patrulla e përgjithshme për të sqaruar konfliktin.
 
Në momentin e ndërhyrjes, drejtuesi i mjetit shtetasi Gjenar Bibaj, në bashkëpunim edhe nga 2 pasagjerët në mjet, shtetasit Kristjan Ejlli dhe Eduart Tema, kanë kundërshtuar me forcë fizikisht punonjësit e policisë.
 
Pas testit të alkoolit, shtetasi Gjenar Bibaj rezultonte se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”; “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” në ngarkim të shtetasit Gjenar Bibaj.
 
Vepra penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik” në ngarkim të shtetasve Kristjan Ejlli dhe Eduart Tema. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat