I del para makinës për ta ndaluar, 49-vjeçari nga Elbasani gjen vdekjen

Kronikë e zezë

I del para makinës për ta ndaluar, 49-vjeçari nga Elbasani gjen vdekjen

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 11:31
Ilustrim

Një person ka gjetur vdekjen ditën e djeshme si pasojë e një aksidentit të ndodhur në Elbasan.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Vulçan, Njësia Administrative Qendër, ku 49-vjeçari me iniciale Xh.M. kishte lënë mjetin të pa siguruar dhe i ka rrëshqitur për shkak të terrenit që ka qenë dyshezë.

Por, në momentin që ka parë se makina i ka ikur, ai i ka dalë përpara për ta ndaluar por mjeti e ka marrë përpara dhe personi ka gjetur vdekjen.

Lidhur më këtë ngjarje, policia thotë se materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat