Helmohen 70 persona në Bajram Curri, arrestohet pronari i restorantit

Kronikë e zezë

Helmohen 70 persona në Bajram Curri, arrestohet pronari i restorantit

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 11:58
Bajram Curri

Pronari i një restoranti në Bajram Curri është arrestuar nga policia pas helmimit të 70 personave që kishin konsumuar ushqim në lokalin e tij.

Në spitalin e Bajram Currit janë paraqitur 70 persona për të marrë ndihmë mjekësore pasi dyshohet se janë helmuar nga ushqimi. Hetimet paraprake tregojnë se ata kanë konsumuar ushqimin në lokalin e Dashamir P., 47 vjeç nga Gjakova, në lagjen “28 gushti” të qytetit.

Ndërkaq, në bashkëpunim me specialistët e AKU dhe drejtorisë së Shëndetit Publik Tropojë, janë marrë mostrat për kryerjen e ekzaminimeve përkatëse. Dyshohet se shkaktare kanë qënë produktet e mishit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat