Dhunë familjare në Suharekë dhe Istog

Kronikë e zezë

Dhunë familjare në Suharekë dhe Istog

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 12:50
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar për dy raste të dhunës në familje.

Dy persona janë arrestuar dje nga Policia e Kosovës nën dyshimet se kanë kryer dhunë familjare.

Në dy raste të ndara disa persona kanë pësuar nga sulmet që i kanë bërë familjarët e tyre.

Sipas raportit ditor gjatë orëve të mbrëmjes në Suharekë, një burrë ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij.

Policia njofton se nuk ka pasur të lënduar, ndërkaq të arrestuarit i është caktuar ndalimi policor.

Në Istog, po ashtu është arrestuar një person për shkak të sulmit fizik që ka kryer ndaj babait të tij.

Në këtë rast gjithashtu nuk raportohet për të lënduar dhe i dyshuari është  liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat