Dy persona akuzohen për keqpërdorim të së drejtës për votim

Kronikë e zezë

Dy persona akuzohen për keqpërdorim të së drejtës për votim

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 15:51
Prokuroria Themelore në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër dy personave N.L. dhe N.L., të dyshuar për keqpërdorimin e së drejtës për votim.

Sipas aktakuzës, të pandehurit më 11 qershor të këtij viti, rreth orës 10:00 në Dranoc të Deçanit, me dashje, duke vepruar si bashkëkryerës, votojnë për të dytën herë edhe pse e kanë ditur  se kanë votuar njëherë.

Të pandehurit fillimisht kanë shkuar me dëshmitarin S.H. në qendrën e votimit në vendin e lartcekur dhe kanë votuar, pasi kthehen në shtëpi prapë shkojnë me dëshmitarin Sh.L. dhe përsëri votojnë në të njëjtën qendër të votimit. 

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t’i shpallë fajtor dhe t’i dënojë sipas ligjit për veprën penale, e cila i vihet në barë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat