Policia e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë dy persona pasi ishin duke drejtuar mjetet e tyre në mënyrë të parregullt.
Më konkretisht policia i ka vënë prangat shtetasit, Aurel Jaçellari, 19 vjeç nga fshati Udënisht i Pogradecit. Ai u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip motor, pa targë.
Dhe shtetasin Adriatik Likollari, 45 vjeç, banues në fshatin Piskupat i Pogradecit. Ai u kap duke drejtuar mjetin tip “Mercedes-Benz”, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor në Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :
Aurel Jaçellari, 19 vjeç, banues në fshatin Udënisht-Pogradec.
Pasi në lagjen nr 2 në Pogradec, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip motorr, pa targë.
Adriatik Likollari, 45 vjeç, banues në fshatin Piskupat – Pogradec.
Pasi në fshatin Piskupat, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip “Mercedes-Benz”, në gjendje të dehur.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.