Ky është shqiptari që u kap me të brendshme në magazinën plot me drogë, “punoja se kam borxhe”

Kronikë e zezë

Ky është shqiptari që u kap me të brendshme në magazinën plot me drogë, “punoja se kam borxhe”

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 19:14
Ilustrim

Një shtetas shqiptar me profesion elektricist, në Britani të Madhe është burgosur pasi ishte punësuar nga një bandë kriminale për të drejtuar një fabrikë të madhe që merrej me kultivimin e kanabisit. Ai quhet Ervin Baraku, i moshës 26 vjeçare dhe sipas mediave, ai kishte instaluar llampat ndriçuese që shërbenin për kultivimin e 1116 bimëve narkotike, vlera e të cilave shkonte në rreth 720 mijë Euro. Magazina ku kultivohej droga mori vëmendjen e Policisë pasi fatura e dritave vinte me vlera stratosferike.

Pas dyshimeve te ngritura, policia, më 27 tetor të vitit të kaluar zbuloi sasinë e madhe të kanabisit që ishte mbjellë ne kete magazine. Per punen qe do te bente 26 vjeçari, ai u lejua të jetonte në magazinë, në Willoughbridge, Shrops dhe do të merrte një pagë rreth 60,000 mijë paund në vit.

Para gjykatës, shqiptari Ervin Baraku tha se kishte jetuar në atë magazinë për dy muaj. Sipas tij, ai nuk ishte kërcënuar që të bënte punën e caktuar, por i duheshin paratë pasi kishte 28 mijë Euro borxhe.

Avokati mbrojtës i shqiptarit tha ne gjyq: “Ai është 26 vjeç dhe nuk është në gjendje të punojë ligjërisht. Ai ishte aty për të punuar. Ai ka një të dashur dhe fëmijë të vogël. Ishte i vetëdijshëm për atë që po bënte, paguhej shumë mirë dhe ishte i sinqertë”.

Prokurori tha se ne momentin e arrestimit shqiptari ishte gjetur i veshur vetem me te brendshmet dhe asgje tjeter.

Baraku do të deportohet në Shqipëri pas denimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat