I gjen 71 kg në shtëpi, arratiset gjirokastriti

Kronikë e zezë

I gjen 71 kg në shtëpi, arratiset gjirokastriti

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 09:45
Ilustrim

Policia e Gjirokastrës, gjatë një aksioni të zhvilluar ditën e djeshme ka bërë të mundur sekuestrimin e 71 kg kanabis sativa.

Në njoftimin shpërndarë për mediat, policia bën me dije se në fshatin Golem, Gjirokastër, në banesën e J.K është marrë informacion se kishte lëndë narkotike Cannabis Sativa

Nga kontrolli i ushtruar u gjetën 71 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, e cila ishte e futur në disa thasë, si dhe një sasi prej 54.5 gr lëndë narkotike në trajtën e pluhurit (cokollatë) Cannabis Sativa.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa policia njofton se ka shpallur në kërkim J.K, 53 vjeç, banues në Sarandë, i cili dyshohet edhe si poseduesi i drogës.

Ndërsa, lidhur me këtë çështje, policia sqaron se pasi ka kryer hetimet paraprake, dosjen ja ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për hetim të mëtejshëm për veprën penale  "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat