Arrestohen dy zyrtarë policor në Gjilan

Kronikë e zezë

Arrestohen dy zyrtarë policor në Gjilan

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 14:17
Ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar dje një toger dhe një rreshter nga Stacioni Policor në Gjilan, lidhur me arratisjen e një personi të privuar nga liria deri sa ishte nën përkujdesjen e tyre.

Sipas Inspektoratit, arrestimit i kanë paraprirë disa veprime hetimore pas të cilave me vendim të Prokurorit kompetent të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lirimi i kundërligjshëm i personit te privuar nga liria” nga neni 407 i KPRK-së.

IPK nëpërmjet një komunikate thotë se si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore kanë rekomanduar Policisë së Kosovës vazhdimin e suspendimit edhe për 30 ditë për dy zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat