Turisti nga Prishtina u fut për të shpëtuar bashkëshorten, mbytet vetë

Kronikë e zezë

Turisti nga Prishtina u fut për të shpëtuar bashkëshorten, mbytet vetë

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 18:14
Plazhi i Velipojës

Një shtetas i Kosovës është mbytur në orët e pasdites në plazhin e Velipojës. Siç njofton policia e Shkodrës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15.

Viktima është shtetasi me inicialet F.H., 35 vjeç, banues në Prishtinë.

Nga deklarimet e para të dëshmitarëve të ngjarjes së rëndë, mësohet se 35-vjeçari është mbytur në përpjekje për të shpëtuar bashkëshorten e tij.

Grupi hetimor i policisë ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për zbardhjen e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat