Mjeti përplas 40-vjeçarin që kishte ndaluar pranë një zetori me shalqinj

Kronikë e zezë

Mjeti përplas 40-vjeçarin që kishte ndaluar pranë një zetori me shalqinj

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 18:30
Ilustrim

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Seman Topojë gjatë pasdites së sotme.

Një automjet mësohet se ka përplasur një 40-vjeçar në rrugë i cili kishte ndaluar pranë një zetori me shalqinj.

Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Pirro Hena, i cili është transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit për trajtim mjekësor.

Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes, duke e lënë të plagosurin të shtrirë në rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat