Gjendet kanabis në një mal të Zaskokut

Kronikë e zezë

Gjendet kanabis në një mal të Zaskokut

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 10:15
kanabis

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona dje në fshatin Zaskok të Ferizajt. Të njëjtit janë arrestuar pasi që, njësitet policore në një mal (nuk dihet pronë e kujt është) kanë gjetur dhe konfiskuar 29-bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis-sativa në gjatësi 20-100 cm.

Pas marrjes së mostrave, të gjitha bimët janë shkatërruar në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit dy janë liruar ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat