78-vjeçari injoron urdhrin e mbrojtjes, i shkon vëllait në banesë dhe e bën për spital

Kronikë e zezë

78-vjeçari injoron urdhrin e mbrojtjes, i shkon vëllait në banesë dhe e bën për spital

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 13:02
Ilustrim

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 78-vjeçar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, B.M, 65 vjeç. Në pranga ka rënë Nexhat Musollari, 78 vjeç, banues në Pogradec.

Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme ky shtetas ka shkuar në banesën e vëllait të tij shtetasit B.M, 65 vjeç, banues në Pogradec dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj këtij të fundit. B.M, ka qenë i pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale: “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Dhuna në familje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat