Gjeti vdekjen në plazhin e Ksamilit, identifikohet adoleshentja ruse

Kronikë e zezë

Gjeti vdekjen në plazhin e Ksamilit, identifikohet adoleshentja ruse

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 16:13
Ilustrim

Policia e Vlorës ka bërë të mundur identifikimin e 15-vjeçares ruse që u mbyt ditën e sotme në plazhin e Ksamilit.

15-vjeçarja me inicialet K.R., është banuese në Shën Petersburg të Rusisë.

Trupi i  saj u dërgua menjëherë në morgun e spitalit ku u konstantuan dy plagë, një në bërryl dhe tjetra në shpatullën e majtë.

Dyshimet e policisë janë se adoleshentja mund të  jetë përplasur me ndonjë shkëmb ose është goditur me ndonjë motër uji.

Policia ka vënë në dijeni ambasadën ruse në vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat