Korçë/ Prangoset 37-vjeçari që dikur kreu seks me një të mitur, ja për çfarë akuzohet sot

Kronikë e zezë

Korçë/ Prangoset 37-vjeçari që dikur kreu seks me një të mitur, ja për çfarë akuzohet sot

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 16:52
Policia e Korces

Një 37-vjeçar nga Korça, i identifikuar si Emiljan Dine, ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet për trafik droge. Shtetasi në fjalë akuzohej për marrëdhënie seksuale me të mitur.

Ndalimi i Emiljan Dines , 37 vjeç, banues në fshatin Dërsnik-Korçë u bë pasi, me vendim nr 264 të datës 25.05.2017, Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a/2 të Kodit Penal, raporton policia.

Materialet  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sipas policisë në vitin 2013, Emiljan Dine, në atë kohë 33-vjeç, u arrestua pasi kishte kaluar natën me një vajzë 13-vjeçare në një banesë të marrë me qira. Denoncimi u bë nga prindërit e vajzës nga fshati Libonik. Ishte vetë e mitura që pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë me Dinen.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat