Kërkohej nga Austria për rrëmbim personi, kapet në Tiranë 44-vjeçari

Kronikë e zezë

Kërkohej nga Austria për rrëmbim personi, kapet në Tiranë 44-vjeçari

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 18:09
Ilustrim

Një 44 vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viena.

Ndaj banorit të Tiranës drejtësia austriake ka ngritur një sërë akuzash mes tyre dhe grup i strukturuar kriminal, rrëmbim personi.

Ndaj tij është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” dhe rrezikon një dënim deri në 10 vjet burg.

“Eshtë ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim M. B., 44 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim ndërkombetar, pasi Interpol Viena Austri ka sjellë me masë sigurimi “Arrest” për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Rrëmbim personi”, “Mbajtje armëve luftarake pa leje”, “Plagosje”, “Kërcenim”, parashikuar nga Nenet 127, 128, 129, 130, 229 dhe 241 të Kodit Penal Austriak, ku maksimumi i dënimit është 10 vjet burg,” raporton policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat