Gjenden dy vëllezër të vrarë në Pejë

Kronikë e zezë

Gjenden dy vëllezër të vrarë në Pejë

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 11:10
Ilustrim

(E plotësuar) - Ramiz Berisha dhe Arsim Berisha, janë dy të vrarët mbrëmë në Kosuriq të Pejës.

Burimet brenda Policisë së Kosovës kanë treguar se vrasja ka ndodhur në një mal për arsyeje ende të panjohura.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e krimit ku kanë nisur hetimet intensive për zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje të rëndë.

Trupat e pajetë të dy viktimave ndodhen aktualisht në obduksion.

Dy vëllezër janë gjetur të vrarë në fshatin Kryshec të Pejës.

Lajmin për ka konfirmuar kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj.

Kryeprokurori tha se akoma nuk ka persona të dyshuar për këtë rast, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Dy trupat e të vrarëve janë dërguar për autopsi, ndërsa rasti ka ndodh mbrëmë rreth orës 22:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat