Greqi - Shqiptari kapet në Athinë, po transportonte thasë me kanabis

Kronikë e zezë

Greqi - Shqiptari kapet në Athinë, po transportonte thasë me kanabis

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 16:02
Droga e sekuestruar

Policia greke ka arrestuar të shtunën në mesditë një shtetas shqiptar, që akuzohet për transportimin e një sasie të madhe kanabisi.

33 vjeçari u ndalua në vendin e quajtur Sikula, 15 km nga Arta, në aksin rrugor drejt Athinës.

Gjatë kontrollit në mjetin e tij, u gjet droga e llojit kanabis, e ambalazhuar në 16 pako të mëdha.

Image

Pesha e përgjithshme e kanabisit ishte 85 kilogramë.

I arrestuari do të dërgohet në prokurorinë e Artës ndërsa shërbimi antidrogë po zhvillon hetimet e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat