Arrestohen vrasësit me pagesë në Tiranë

Kronikë e zezë

Arrestohen vrasësit me pagesë në Tiranë

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 16:43
Arrestimi i vrasesve

Policia në Tiranë ka finalizuar operacionin e koduar "Pagesa”, ku është zbardhur tentativa e vrasjes me pagesë kundrejt një shtetasi me ç’rast janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas, si dhe është sekuestruar arma e krimit, pistoletë.

Policia thotë se në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 20 korrik në rrugën Tafaj, përballë shkollës së mesme "Partizani" Tiranë, ku është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi M. P, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë u organizua puna për zbardhjen, dokumentin dhe arrestimin e autorëve, ku u zhvillua dhe u finalizua operacioni "Pagesa".

“Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të strukturave të policisë, kryerjes së veprimeve profesionale dhe hetimore paraprake në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, grumbullimit të provave në vendngjarje, si dhe nga informacionet e marra nga vetë strukturat policore, është bërë e mundur që brenda 24 orëve të zbardhet dhe të dokumentohet e gjithë ngjarja. Është dokumentuar i gjithë mekanizmi i ngjarjes, ku kemi të bëjmë me një vrasje me pagesë, mbetur në tentativë, nga një grup i strukturuar kriminal. Si rezultat i operacionit u arrestuan të gjithë anëtarët e grupit, duke filluar nga porositësi, ekzekutori dhe përkrahësit pas kryerjes së krimit , më konkretisht E. Z, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Ky shtetas është personi që ka porositur vrasjen e shtetasit Mishel Prela, kundrejt shumës prej 80.000( tetëdhjetë mijë) eurosh, shumë të cilën do t'ia jepte shtetasit Sh.B. dhe bashkëpunëtorëve të tij. Sh.B, 34 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, i cila ka qenë në rolin e ekzekutorit , të cilit i është gjendur dhe sekuestruar arma e krimit tip pistoletë model 54(TT). M. T. , 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili është bashkëpunëtor në tentativën e vrasjes. T. H, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili ka bërë të mundur largimin nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit , të autorëve të krimit. E. T, 22 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, vëllai I M. T, pjesëtar aktiv i këtij grupi kriminal. Sipas Policisë, motive i kësaj ngjarje është hakmarrja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat