Të shtëna me armë zjarri pranë karburantit në Xibrakë, një i arrestuar

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri pranë karburantit në Xibrakë, një i arrestuar

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 17:30
Ilustrim

Një konflikt mes disa personave ka përfunduar në përplasje me armë zjarri pranë një karburanti në Xibrakë, ndërsa një person është shoqëruar në polici.

Policia e Elbasanit është njoftuar përmes një telefonate në sallën operative se në aksin rrugor Elbasan-Xibrakë ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe nga verifikimet paraprake  ka rezultuar se në këtqë aks ka patur një konflikt midis disa personave ku është qëlluar edhe me armë zjarri në ajër. Nga të shtënat me armë zjarri nuk  ka persona të dëmtuar.

Njëri nga personat që është përfshirë në konflikt,  S.M, aktualisht është i shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes grupi hetimor në afërsi të karburantit në aksin rrugor Elbasan – Xibrakë  ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale gy  gëzhoja  pistolete  kalibër 9 mm.

Policia thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat