Sipas dëshmitarëve, autobusi shkeli gruan tek “Mati 1”

Kronikë e zezë

Sipas dëshmitarëve, autobusi shkeli gruan tek “Mati 1”

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 18:10
Vendi i ngjarjes

Një grua në moshë ka mbetur e vdekur në një rrugë në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Fillimisht nuk dihej nëse vdekja erdhi si pasojë e shkaqeve natyrale, apo ishte në pyetje ndonjë aksident, por më pas, dëshmitarët në vendin e ngjarjes i kanë thënë  se e moshuara u godit nga autobusi.

Ndërsa, siç kanë treguar policët që kanë dalur për të inspektuar vendin ku ka ndodhur aksidenti, shoferi i autobusit fillimisht kishte ikur, por më pas është dorëzuar vet në polici.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe mjekësia ligjore e cila e ka konstatuar vdekjen.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa nesër do t’u kthehet familjarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat