Aksident rrugor në aksin Rubik-Rrëshen

Kronikë e zezë

Aksident rrugor në aksin Rubik-Rrëshen

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 19:46
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Rrubik – Rrëshen.

Policia njofton se menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar janë përplasur mjeti tip Fiat me drejtues shtetasin V.D. 57 vjeç,  me një ciklomotorr me drejtues shtetasi E.D. 40 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i ciklomotorrit, i cili është dërguar  në spitalin e Rrëshenit për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Drejtuesi i mjetit është  shoqëruar  në Komisariatin e Policisë Mirditë për sqarime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje , në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po hetojnë  për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat