Gjuan me armë në një aheng familjar, arrestohet

Kronikë e zezë

Gjuan me armë në një aheng familjar, arrestohet

Nga: A.M. Më: 23 korrik 2017 Në ora: 10:11
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar pasi që ka shtënë me armë në një aheng familjar.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 22:37 në fshatin Miradi e Ulët në Fushë Kosovë,  me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje

“Një i dyshuar K/Shqiptar është arrestuar për shkak se i njëjti kishte shtënë me revole në një aheng familjar. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një revole Ekol me gas e kalibrit 9mm., një fishek dhe gjashtë gëzhoja. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin për media./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat