Përleshje për shkak të mosmarrëveshjeve në trafik

Kronikë e zezë

Përleshje për shkak të mosmarrëveshjeve në trafik

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 14:55
Ilustrim

Tre persona janë arrestuar në Pejë për shkak se janë përleshur ndërmjet vete pas një mosmarrëveshje që kishin në trafik me ç’rast njëri prej tyre ka pësuar lëndime të lehta trupore.

I lënduari ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat