Kapet në Itali gomonia me 1.5 tonë drogë, vinte nga Shqipëria, në pranga skafistët

Kronikë e zezë

Kapet në Itali gomonia me 1.5 tonë drogë, vinte nga Shqipëria, në pranga skafistët

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 15:23
Pamje nga aksioni

Një gomone e nisur nga Shqipëria drejt Italisë, është kapur në Tremoli ndërsa transportonte një tonë e gjysmë marijuanë. Në pranga kanë përfunduar dy skafistë, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije.

Ka qenë një aksion i Guardia di Finanza e Termolit që ka vënë kapur drogën dhe ka vënë në pranga edhe skafistët. Aksioni është bërë gjatë mesnatës së ditës së djeshme dhe të sotme.

Guardia di Finanza kishte vënë re gjatë një kontrolli rutinë që një një gomone oqeanike që po largohej me shpejtësi, sapo kishin pasur kontakt.

Menjëherë ka nisur një ndjekje e gjatë në det, e cila ka përfunduar me bllokimin e gomones dhe arrestimin e dy skafistëve shqiptarë.

Gomonia është dërguar në portin e Termolit dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhjetëra pako të mbushur me drogë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat