Korçë, 60-vjeçari që jetonte i vetëm hidhet nga kati i katërt

Kronikë e zezë

Korçë, 60-vjeçari që jetonte i vetëm hidhet nga kati i katërt

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 15:39
Ilustrim

Një burrë 60 vjeç ka humbur jetën në Korçë pasi është hedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte.

“Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas, në gjendje të rënduar emocionale është hedhur nga kati i katërt i pallatit në të cilin banonte në lagjen nr 2 të qytetit të Korçës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme”, thuhet në njoftim. Mësohet se shtetasi korçar e ka kryer vetëvrasjen me vetëdije dhe kishte lënë edhe letër, ku shpjegonte arsyet e vetëvrasjes.

Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat