"5 thika në trup, si u bënë armiq dy shokët e lagjes", historia e sherreve mes aktorit dhe "vrasësit"

Kronikë e zezë

"5 thika në trup, si u bënë armiq dy shokët e lagjes", historia e sherreve mes aktorit dhe "vrasësit"

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 08:24
Mishel Prela, Ervin Zallumi

Atentati ndaj Mishel Prelës ka bërë bujë ditët e fundit në mediat shqiptare, por duket se "hasmëria" e tij me Ervin Zallumin e ka origjinën disa vite më parë, kur dy të rinjtë ishin shok në një lagje.

Sipas një burimi të JOQ.al, banor i lagjes që i njeh të dy djemtë dhe e di të shkuarën e tyre e origjinën e konfliktit, të rinjtë që në vitin 2010 janë përplasur për motive banale në mes të lagjes me njëri-tjetrin.

Ka qenë Misjeli ai që ka dhunuar në verën e vitit 2010 Zallumin brenda në lagje dhe ky i fundit ka qëndruar i shtruar për disa ditë në spital, si pasojë e plagëve të marra nga fqinji i tij.

Dua t'ju tregoj rreth ngjarjes midis Ervin Zallumit dhe Mishel Prelës.

Të dy personat në fjalë i njoh sepse jemi në të njëjtën lagje dhe këto ditë kam lexuar shpesh nëpër media, vrasje me motiv, por kush ishte motivi dhe përgjigja e saktë nuk jepet sepse mungon informacioni i saktë.

Të dy djemtë i njoh personalisht dhe për aq sa unë i njoh, jam i habitur sesi kjo punë ka shkuar deri këtu, pavarësisht ngjarjeve të fundit, por edhe precedentët penalë që njeri prej tyre ka, aty në lagje njihen si djem të respektueshëm.

Megjithatë, të fokusohemi tek ngjarja:

Duke qenë në të njëjtën lagje do, s'do, përfshihesh në ngjarje që ndodhin në komunitetin përreth ku ti jeton. Me sa më kujtohet, gjatë verës së 2010, dy të rinjtë kanë pasur një konflikt me njëri-tjetrin, madje njiheshin me njëri-tjetrin por nuk kishin ndonjë konfidencialitet të madh. Gjatë një pasdite Misheli e rreh Ervinin. Pas këtij sherri Ervini ka qëndruar në spital përreth 10 ditë, pasi ka pasur dëmtime serioze", - thotë dëshmitari për JOQ.al.

Më tej ai shton se rreth një muaj pasi është rrahur nga Misheli, Ervini ka dalë nga spitali dhe ka tentuar të marrë hak, duke e goditur "armikun" e tij me thokë në krah në një lokal lagje, por në moment  kanë ndërhyrë miqtë e Mishelit, të cilët ndodheshin aty pranë dhe Ervini është larguar nga vendngjarja.

Ervini një muaj pasi ishte rrahur nga Misheli, në një lokal të vogël, siç janë këto kafet e thjeshta nëpër cepat e lagjes, aty në afërsi me Shkollën e Kuqe, Ervini e ka goditur Mishelin me thikë në krahun e majtë, por duke qenë në afërsi shokë të Mishelit, të cilët e kanë dalluar, iu turrën me vrap Ervinit për ta goditur dhe Ervini u tremb edhe u largua me vrap", - vijon rrëfimin e tij banori.

Ai shton se pas kësaj ngjarjeje prindërit e larguan Ervinin për rreth një muaj në Itali, por kjo nuk i ndaloi konfliktet mes dy të rinvje.

Pas kësaj ngjarje Ervini është larguar për afro 1 muaj në Itali. Në ditët e para që ai është kthyer në Shqipëri, diku nga fundi i verës së 2010, ai është sulmuar me thikë nga Misheli. Më pas Misheli është arrestuar në dhjetor të 2010 pasi ka qenë në kërkim nga policia pas denoncimit të bërë nga Ervini", - mëson JOQ.al.

Në këtë ngjarje janë përfshirë, dashur pa dashur, edhe familjet e dy të rinjve, të cilat kanë folur mes tyre për të sheshuar konfliktin dhe për t'ia lënë zgjidhjen e gjithçkaje drejtësisë.

Me sa di unë, familjet janë takuar dhe muhabeti është lënë me atë çka do të vendosnin organet e drejtësisë dhe nuk është kërkuar me vetëgjyqësi, madje kur Misheli doli nga burgu kanë rastisur plot herë njeri me tjetrin me Ervinin por nuk janë ofenduar ose ta kenë sulmuar njëri-tjetrin, apo të jenë kërcënuar. Me sa duket Ervini nuk e paska kapërcyer dot sulmin prej 5 thikash dhe ka vendosur të hakmerret pas 7 vitesh", - thotë qytetari që ka preferuar të ngelet anonim.

Ndërkohë, gjatë këtyre 7 viteve, Misheli ka qenë 6 herë në burg, ndërsa Ervini është marrë me biznes dhe njihet dhe në lagje dhe si "çun me lekë".

Personi që ka rrëfyer gjithçka pranë JOQ.al, ka një mesazh të fuqishëm për rininë dhe shoqërinë shqiptare.

Kjo është Shqipëria jonë ku dita-ditës të rinjtë vriten e priten për sherre banale që më pas degradojnë në situata të sikletshme e në vepra penale e dëmtojnë jetët e tyre, të familjarëve e të personave të tjerë.

Një mesazh sensibilizues ndaj të rinjve, sepse po ta shikosh ngjarjen thellë, Ervini një djalë me pasuri dhe që merret me biznes, pra gëzon një jetë deri diku të lumtur dhe të bukur, por edhe Misheli, një i ri që lozi rol kryesor në një film italian, pra një i ri me talent dhe me një profesion të bukur, fundosin jetët e tyre nga një sherr me motive banale. Me sa unë kuptoj shoqëria jonë vuan shumë nga sedra e tepërt e mashkullit dhe ku zgjidhja e mosvarrëveshjeve është gjithmonë e prirur të jetë vetëm me anë të dhunës që arrin deri në marrje jete, pra ku një episod emocional që mund te ishte shmangur fare lehtë në 2010, shiko ku përfundon pas 7 vitesh".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat